Një murgeshë e armatosur! Fotot e frikshme që postonte shqiptari, i dyshuar për vrasjen e 2 grekëve

Policia greke bëri me dije se ka arrestuar një shqiptar dhe disa persona të tjerë, në lidhje me vrasjen e dy biznesmenëve në Greqi, Janis Skafturos dhe Vasilis Rubetis.

Mes të prangosurve është edhe një shqiptar 36-vjeçar, i quajtur Xhonatan Paja. Ai dyshohet se është vrasës me pagesë dhe është me origjinë nga Dimali. Paja ka shpërndarë në rrjetet sociale edhe imazhe të frikshme, që tregojnë se ai po bënte një jetë aspak të qetë.

Në një nga fotot që ka shpërndarë në rrjetet sociale Paja, shfaqet një pistë, ku është shkruar “Vrapo trashaluq”. Ndërsa, në një tjetër është një grabitës me armë në dorë, i veshur si një murgeshë.

Një murgeshë e armatosur! Fotot e frikshme që postonte shqiptari,

FOTO E NJE GRABITESI I MASKUAR SI MURGESHE, POSTUAR NGA PAJA

Xhonatan Paja ka qenë nën hetim dhe i është bërë edhe kontroll në banesë për armë. Shqiptari rezulton se është arrestuar në muajin tetor 2023 në pikën kufitare të Muriqanit, pasi dyshohej se do të vriste anëtarin e një bande kriminale në Budva të Malit të Zi.

Përpos Pajës, të arrestuar të tjerë të dyshuar si pjesëtarë të një grupi kriminal janë Savas Azoidhis 38 vjeç, Dhimitris Kiundov 40 vjeç nga Gjeorgjia, Dhimitris Dhaskalaqis 20 vjeç nga Greqia, Leonidhas Sofianov 40 vjeç nga Uzbekistani, Dhimitris Sengerov 33 vjeç nga Rusia dhe Ilias Eminidhis 28 vjeç nga Gjeorgjia.

Lajme të tjera |  Pensionet e reja, miratohet vendimi me koeficientët e pagave! Si do të bëhet përllogaritja për 40 mijë të moshuar që përfitojnë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us