Një nga më të spikaturit te Tirana, titullari i bardhebluve përfundon në Arabinë Saudite

Mahamadou Dembele është një nga futbollistët më të spikatur te Tirana. Mbrojtësi zhvilloi një sezon mjaft fantastik me bardheblutë në këtë sezon, duke u kthyer shumë shpejt në një lider në prapavijë.

Paraqitjet e tij me kryeqytetasit e kanë bërë që të jetë në qendër të merkatos. Mjaft interesime ka për të dhe qëndrimi te bardheblutë bëhet i vështirë. Së fundmi për 26-vjeçari ka oferta nga Arabia Saudite.

Emri i skuadrës që kërkon shërbimet e Dembele nuk bëhet e ditur, por mësohet se për ta lënë të lirë, Tirana kërkon minimalisht 300 mijë euro. Palët po diskutojnë mbi këtë lëvizje dhe pritet që shumë shpejt të arrihet një marrëveshje.

Lajme të tjera |  Gattuso trajneri i ri i Italisë, njoftimi të hënën! Nga Prandelli te Zambrotta, të gjithë emrat e projektit

Kujtojmë se francezi u transferua te Tirana në merkaton e verës së kaluar, teksa me kryeqytetasit ia doli të luante në 38 ndeshje. Madje arriti të shënojë edhe 1 gol, duke qenë në fushë për 3.126 minuta.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us