Një sezon që po shkon drejt “greminës”, në Milano mendohet largimi i trajnerit

Humbja e mbrëmshe ndaj Bolognas në transfertë ishte me të vërtetë një goditje e madhe për Milanin. Kuqezinjtë u mposhtën me përmbysje dje në “Renato Dall’Ara” nga ekipi vendas.

Situata e trajnerit Francisco Conceicao nuk është aspak e mirë gati dy muaj pas emërimit të tij në stol. Zona Champions tashmë është 8 pikë larg dhe pritet që distanca të bëhet edhe më e madhe.

Në klubin kuqezi tashmë po mendojnë vërtetë për një largim të mundshëm të trajnerit Conceicao edhe pse ka pak kohë në detyrë. Në rast të largimit të portugezit, Milani ka gati për stolin Mauro Tassottin, që drejtoi kuqezinjtë në sezonin 2000/01.

Lajme të tjera |  “Nuk jemi dorëzuar, kemi një finale për të luajtur”, Shkëmbi: Nuk e meritonim humbjen

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us