Një shqiptar në rradhët e Arsenal, Arteta thërret ‘Maldinin kuqezi’ në ekipin e parë

Arsenal do të përballet me Tottenham, në derbin e rivalizuar të Londrës së Veriut sot në orën 15:00 në ‘Tottenham Stadium’, sfidë e vlefshme për javën e 4-të të Premier League.

‘Topçinjtë’ synojnë të rikthehen te fitorja pas hapit fals në javën e fundit, por vuajnë nga disa mungesa të rëndësishme në ditën e sotme. I kushtëzuar, trajneri Mikel Arteta ka hedhur sytë nga akademia duke ftuar disa prej më të mirëve të moshave.

Pjesë e ekipit të parë për këtë ndeshje është bërë edhe mbrojtësi shqiptar, Maldini Kaçurri i cili luan me Arsenal U21. 18-vjeçari ka firmosur këtë verë kontratën e parë profesioniste dhe javë pas jave stërvitet me skuadrën e parë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us