‘Një spiun më pak’/ Zbardhen DEBATET në grupin e PD! 3 deputetë largohen pas fjalës së Shehut

Zbardhen diskutimet me dyer të mbyllura në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, të mbajtur këtë të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit. Ka qenë fjalë e Tritan Shehut ajo që ka bërë që tre kolegë të tij të braktisin mbledhjen. Gjatë fjalës së tij, Shehu u shpreh se pas çdo mbledhje dalin në media diskutimet brenda saj dhe kjo është e patolerueshme. Në këtë moment Helidon Bushati ka braktisur mbledhjen, e po ashtu pas tij Agron Gjekmarkaj dhe Dashnor Sula.

Ndërkohë gjatë fjalës së tij para largimit nga mbledhja, Sula ka kërkuar që PD të krijojë një qeveri në hije, ku brenda së cilës të jenë figura të pastra opozitare. Ndërsa Asllan Dogjani ka kërkuar që mbledhjet e grupit të mbahen në seli.

Lajme të tjera |  Giorgia Meloni uron Edi Ramën për fitoren në zgjedhje

Diskutimet:

Dashnor SulaNe duhet të jemi të besueshëm për njerëzit. Duhet të kemi propzimin e një qeverie në hije, ku të jënë figura të pastra opozitare. Askush nuk e mendon që Sali Berisha të bëhët kryeministër dhe ne që të jemi përballë Ramës një alternative duhet të kemi një qeveri në hije me figura të pastra.

Asllan DogjaniNe duhet ta vendosim sot se kur do të mbajmë mbledhjet në seli.

Tritan ShehuPse dalin diskutimet nga kjo mbledhje. Është e palejueshme dhe e papranueshme që na dalin fjalët. Ne duhet të kemi një deklaratë të ashpër si grup për të mbrojtur liderin e opozitës, Sali Berishën.

Helidon Bushati: Tritan unë po çohem që mos kem asnjë peng, që ta dish që s’ta kam nxjerrë unë. Pra po pastrohem. (Ikën nga mbledhja)

Agron GjekmarkajPo iki edhe unë Tritan, një spiun më pak këtu, që unë të mos akuzohem.

Dashnor SulaEdhe unë po iki Tritan.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us