Trajneri i Interit, Simone Inzagi, tashmë duhet të fillojë të shqetësohet, pasi në një javë Interi ka tronditur shanset për fitoren e kampionatit dhe ka dalë nga Kupa e Italisë. Tekniku i zikaltërve foli pas disfatës ndaj Mianit dhe pranoi se situata ishte e pazakontë për ekipin e tij në këtë edicion.
Duhet të jemi më të vëmendshëm, pastaj morëm gol në goditje këndi ku mes të tjerave ishim të gjithë të vendosur shumë mirë në mbulim. Një top i shtyrë nga Barela në krahun e vet mbetu aty, nuk ishim as me shumë fat. Por qartësisht në pjesën e dytë kemi bërë shumë më pak sesa në të parën.
A ka frikë pas humbjes me Bolonjën dhe kësaj? Qartësisht! Nuk jemi mësuar, janë dy humbje radhazi, duhet të tregohemi të aftë të rinisemi në mënyrën e duhur. Në Bolonja sipas meje nuk meritonim të mundeshim, sot në pjesën e dytë na mungonte energji. Goli i dytë i tyre ndryshoi energjinë, pastaj kishim rastin me De Vraj ndaj të cilit u tregua i aftë Menja. Por duhet t’i japim meritat Milanit, na ka vënë në vështirësi në të 5 ndeshjet sezonale, duhej të bënim më shumë”, tha trajneri i Interit.