Një tjetër humbje dërrmuese për Interin në derbi, Inzagi: Nuk jemi mësuar kështu

Trajneri i Interit, Simone Inzagi, tashmë duhet të fillojë të shqetësohet, pasi në një javë Interi ka tronditur shanset për fitoren e kampionatit dhe ka dalë nga Kupa e Italisë. Tekniku i zikaltërve foli pas disfatës ndaj Mianit dhe pranoi se situata ishte e pazakontë për ekipin e tij në këtë edicion.

“Na vjen keq për tifozët tanë, por ky është futbolli. Duhet t’i bëjmë komplimente Milanit, ka bërë një ndeshje të mirë, ne kemi keqardhje për atë që bëmë në pjesën e parë, meritonim më shumë dhe nuk ishim të aftë të shfrytëzonim rastet e krijuara.

Duhet të jemi më të vëmendshëm, pastaj morëm gol në goditje këndi ku mes të tjerave ishim të gjithë të vendosur shumë mirë në mbulim. Një top i shtyrë nga Barela në krahun e vet mbetu aty, nuk ishim as me shumë fat. Por qartësisht në pjesën e dytë kemi bërë shumë më pak sesa në të parën.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ 13 vite histori, pasion dhe besnikëri! Jamie Vardy largohet nga Leicester City

A ka frikë pas humbjes me Bolonjën dhe kësaj? Qartësisht! Nuk jemi mësuar, janë dy humbje radhazi, duhet të tregohemi të aftë të rinisemi në mënyrën e duhur. Në Bolonja sipas meje nuk meritonim të mundeshim, sot në pjesën e dytë na mungonte energji. Goli i dytë i tyre ndryshoi energjinë, pastaj kishim rastin me De Vraj ndaj të cilit u tregua i aftë Menja. Por duhet t’i japim meritat Milanit, na ka vënë në vështirësi në të 5 ndeshjet sezonale, duhej të bënim më shumë”, tha trajneri i Interit.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us