Klan Kosova dje dha një lajm të bujshëm. Sulmuesi anësor më i mirë i kampionatit shqiptar të Superligës, tekniku dhe atletiku Baton Zabërgja, asi i Ilir Dajës dhe Dinamos, një nga kollonat e suksesit të këtij viti, pas grumbullimit pa aktivizim te Kosova një vit më parë, duket se u është përgjigjur pozitivisht thirrjes së tifozëve shqiptarë që mrekulloheshin nga cilësitë e tij teknike në kampionatin vendas. Sipas “Klan Kosovës” ai do të jetë lojtari i ri i përfaqësueses kuqezi.
Në varësi se si do të jenë fatet e Final 4-it, diçka është e sigurt: Baton Zabërgja është në garë edhe për Topin e Artë të Superligës edhe për Këpucën e Artë, si lojtari më i mirë i sezonit. Thirrja në kombëtaren shqiptare, nëse do të konfirmohej nga FSHF, do të ishte më se e merituar.