Njëmbëdhjetëshja më e mirë e futbollistëve të kombëtareve joafrikane, me origjinë nga Afrika

Në asnjë gjeneratë më parë, Evropa, pesë ligat kryesore të futbollit evropian, nuk kanë pasur kurrë kaq shumë liderë dhe yje skuadrash me origjinë afrikane se sa tani.

“Transfermarkt” publikoi edhe një formacion imagjinar, njëmbëdhjetëshen më të mirë të lojtarëve me origjinë afrikane që kanë zgjedhur të përfaqësojnë skuadra evropiane

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Arrihet marrëveshja mes Ballkanit dhe Vllaznisë, 22-vjeçari rikthehet në Superiore

Në portë, Guijem Restesi i Tuluzës, që ka zgjedhur Francën në vend të Bregut të Fildishtë.

Në mbrojtje: Zhyl Kundeja i Francës, me origjinë nga Benini; Salibaja i Francës që mund të zgjidhte Kamerunin; Konateja i Francës që mund të zgjidhte Malin; majtas Alfonso Dejvisi i Bajernit të Mynihut, që ka zgjedhur Kanadanë në vend të Liberisë.

Jamal, Çuameni, Kamavinga dhe Saka do të ishte mesfusha.

Mbape dhe Isak sulmi.

Në letër një skuadër që mund ta mbizotëronte Evropën pa afat, kjo e futbollistëve me origjinë afrikane që zgjodhën kombëtare joafrikane në Evropë dhe Amerikë të Veriut

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us