“Njerëzit s’e duan më Berishën si kryeministër”/ Debat në “Top Story”, Dash Sula ‘përplaset’ me analistin: Pse nuk ikën te partitë e reja?

Zgjedhjet e 11 majit shpallën fitues me një rezultat të thellë Partinë Socialiste.

Ish-deputeti i PD-së, Dashnor Sula, u ‘përplas’ me analistin Arjon Sulo, duke thënë se njerëzit nuk e duan më Berishën si kryeministër, për këtë arsye humbja e opozitës ishte e thellë.

Dashnor Sula: Më kanë thënë njerëz: ‘Nuk mund ta bëjmë sërish kryeministër Sali Berishën’. Një makinë shumë të vjetër politike si Edi Rama ta zëvendësosh me një makinë akoma më të vjetër si Sali Berisha. Mua më kanë thënë socialistë që shkojnë te Kisha e Laçit që Berisha të rrijë dhe katër vite.

Arjon Sulo: Nuk bëhet me batuta politika.

Dashnor Sula: Mos të ishte Berisha kandidat për kryeministër dhe lista shumë më të mira, do ishte një rezultat shumë herë më i mirë.

Arjon Sula: Pse nuk ikën te partitë e reja?

Lajme të tjera |  PD bashkon votat me PS në KAS, rrëzon 4 kandidatët demokratë: Rinumërimin e votave mund ta kërkojnë vetëm partitë!

Dashnor Sula: Partitë e reja akoma nuk kanë treguar…

Arjon Sulo: Çfarë s’kanë treguar?!

Dashnor Sula: Ancelotti u shpall tre herë kampion Europe me Realin dhe prapë u shkarkua se nuk kishte rezultate. Ju thoni të votojnë sërish Berishën.

Arjon Sulo: A ke thënë në 2024-ës që PD-ja nuk fiton? Ec, vazhdo!

Petro Koçi: A ke qenë në emisione me sondazhet? Se po na çudit tani. Ju keni një ëndërr që opozita duhet të fitojë se kështu është bota.

Arjon Sulo: Nuk fitohet me këtë cilësi opozite…

Alban Dudushi: Ka pasur cilësi më të dobët dhe opozita ka fituar.

Arjon Sulo: Nuk fiton opozita me zgjedhje të manipuluara.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us