Bota sportive është e tejmbushur me informacion. Disa figura të sportit janë më të mediatizuar se të tjerë. Një ndër ata që suksesin e tyre nuk e ekspozojnë dot përballë kamerave, është trajneri i Bolonjës, Vicenzo Italianoja.
Italianoja ka arritur këtë vit me skuadrën e tij atë që çdo trajner do ta ëndërronte: po i mban në luftë për katërshen e parë të kampionatit dhe ka siguruar finalen e Kupës së Italisë.
Në karrierën e tij janë katër finale në dy vite. Në dy vitet e fundit. Pas tre finalesh me Fiorentinën në Firence, vjen e para me Bolonjën. Milan-Bolonja.
Italianoja ishte finalist i Kupës së Italisë 2023, i Ligës së Konferencës 2024, të gjitha të humbura. Të gjitha me rezultat minimal. Tani është në finalen e Kupës së Italisë 2025.
Gjithmonë një hap larg lavdisë, tani, me kuqeblutë e Bolonjës ka një tjetër mundësi.
Përballë do të ketë një kundërshtar të fortë: Milanin e Serxhio Konseisaos që me trofetë ka një raport më ndryshe nga italiani Italianoja: ai, sapo ka zbritur në Milano, menjëherë një Superkupë.