Njohës i mirë i Superiores, në Pogradec gati për afrimin e BUJSHËM

Pogradeci fatkeqësisht nuk ia doli që këtë sezon të luajë në Superiore. Ekipi i drejtuar nga Ard Mema arriti deri në ndeshjen finale për ngjitjen në elitë, por u mposhtën nga Tirana, me bardheblutë që siguruan qëndrimin mes më të mirëvee.

Por në Pogradec falë sezonit të mirë të bërë, kanë besim se edhe në sezonin e ri do të bëjnë po kaq mirë. Madje drejtuesit dëshirojnë afrime cilësore dhe që e njohin mirë Superiore, për të bërë të mundur dhe shtimin e eksperiencës në skuadër.

Kështu i preferuari i tyre është Edon Hasani. Mesfushori ka mbyllur aventurën e tij me Elbasanin disa javë më parë dhe tashmë është një futbollist i lirë. Karakteristikat dhe cilësitë e shkodranit pëlqehen nga stafi, të cilët shpresojnë që Hasani të transferohet në Pogradec.

Lajme të tjera |  Vendim i PAPRITUR nga Egnatia, rrogozhinasit pritet të mbyllin bashkëpunimin me titullarin

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us