Noka akuzon mediat pas humbjes: “Ia bëtë fushatën”! I kthehen gazetarët: Pse ne ua kemi fajin që humbisni ju?!

Sekretari i Partisë Demokratike, Flamur Noka është shfaqur i qeshur, por dukshëm edhe i acaruar me mediat, të cilat i ka bërë bashëfajtore për humbjen e opozitës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Në hyrje të selisë blu, ku i ka thirrur kryetari Sali Berisha, Noka tha se mediat i bënë fushatën Partisë Socialiste. “Ju dua shumë”, i tha ai gazetarëve teksa u kujtoi historinë e lopës.

Pjesë nga biseda:

Noka: Ju jeni profesionistë, keni bërë fushatën. Por pronarët tuaj janë të tredhur. Ju nuk shikoni

Gazetarët: Po ç’faj kemi ne që humbisni ju?

Noka: Ju shikoni, ju si puna e lopës…ia vodhën lopën dhe i thanë ata si ta vodhën, mirë unë tha që s’e lidha… Unë ju dua shumë.

Lajme të tjera |  Akuzat për vjedhjen e zgjedhjeve, Berisha niset për në Bruksel

Gazetarët: Po pse ne ua kemi fajin?

Noka: Ore hajduti a kishte ndonjë faj apo jo? Ju jeni si puna e atij që viktimës i jepni plumbin e fundit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us