Noka komenton përplasjet në Kuvend me Shehajn: Me një kauzë ‘fake’ tentoi të bllokonte betejën e PD

Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka u ndal te debati dhe përplasjet që pati seancën e kaluar plenare me deputetin Agron Shehaj.

Noka tha se seanca e së enjtes ishte projektuar nga Partia Demokratike si betejë me Rilindjen në një pikë që është thelbësore, tatimi mbi profesionet e lira.

“Ne kemi bërë një betejë të egër për të mbrojtur profesionistët e lirë dhe i kemi prirë kësaj beteje edhe në Gjykatën Kushtetuese ku fituam. Tani ne na del opozita e opozitës, që përdoret nga mazhoranca, që të mos zhvillohej kjo betejë”, tha Noka.

Ai tha se Shehaj, opozitari i opozitës, nuk lejoi të fliste as kryetarin e opozitës, Sali Berisha. “Z. Shehaj nuk kishte asnjë qëllim që të fliste në seancë, ai donte të bllokonte seancën me një kauzë ‘fake’.

Noka tha se Shehaj e dinte që interpelanca nuk zhvillohej sepse nuk e lejonte rregullorja e Kuvendit, pasi ishte konsumuar nga PD. “Ku ishte Shehaj kur protestonin qytetarët për aksin Thumanë-Kashar? Askund nuk ishte”, -tha Noka.

Lajme të tjera |  Berisha me mesazh para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Fitore Kombëtares! Ata që janë me Vuçiçin, le të mos shkojnë në stadium

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us