“Non grata është kryer, nuk ka më kuptim”, Baton Haxhiu kundër euforisë së PD-së: Soros është karikaturë e atyre që rrethuan Trump

Analisti Baton Haxhiu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për rikthimin e Trump në Presidencë dhe efektet që kjo ngjarje mund të ketë në vendin tonë.

Analisti u shpreh se Xhorxh Soros ngjan si karikaturë krahasuar me ata që rrethuan Trump gjatë inaugurimit, duke nënkuptuar me këtë, miliarderët Musk, Bezos, apo Zuckerberg.

Sipas Haxhiut, non grata ndaj ish-kryeministrit Berisha tashmë nuk ka më kuptim, ndaj nuk ka ndonjë vlerë edhe nëse hiqet.

“Unë pajtohem që është ezauruar non-grata dhe paradigma e re që mund të lindë është vetëm për frymën e demokratëve. Fakti që e kanë rikthyer liderin shihet në sondazhe, që të gjithë partitë e vogla, që kanë thithur nga PD gjatë betejës për të rikthyer lidershipin Berisha, elektorati është kthyer te PD.

Të ndalem vetëm te fotografia e ditës së inaugurimit. Soros është vetëm karikaturë e atyre që rrethuan Trump. Nëse u vjen rradha atyre me ardh në Shqipëri ata nuk shohin as Ramën dhe as Berishë dhe askënd. Kjo gjuhë e oligarkëve, vetëm sovran nuk njohin. Nëse shihni fillesat e fjalorit, ku mesazhi për sovranizëm, varësisht se çfarë strategjie përdor Trump, do të jetë i luhatshëm dhe asnjë shtet, sidomos të voglat nuk kanë peshën për të ndërtuar sovranizëm as në minimumin e tyre. Nëse ngrejmë një logjikë politike, që ata merren me një non-grata të vogël, është gabim esencial. Kjo i bie që je viktimizuar dhe nuk ke fuqi pa bërë betejë. Non grata është kry nuk ka më kuptim. Ajo non-grata e ka rikthyer PD në betejë se nuk ka qenë fare në betejë”, tha Haxhiu.

Lajme të tjera |  “PD ‘vrau’ një grup politikanësh", Bregu: Basha na përzuri me një të rënë të lapsit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us