NOTA/ Absurditet i “Sofascore”! Rashica protagonist i takimit, por vlerësohet i dyti më i mirë

Ish-sulmuesi i Skënderbeut, Ermir Rashica u bë protagonist ditën e djeshme në fitoren e skuadrës së Metalist 1925 përballë Bukovyna. Skuadra e sulmuesit shqiptar arriti të fitojë me rezultatin e ngushtë 2-1.

Rashica arriti të zhvillojë një paraqitje fantastike me skuadrën e tij duke arritur të detyrojë kundërshtarin në golin e parë të shënojë në portën e tij. Ndërsa në pjesën e dytë, sulmuesi 21-vjeçar arriti të fitojë penallti për ekipin e tij.

Por i pakuptueshëm është fakti se “Sofascore” nuk e ka cilësuar Rashicën si më të mirin e takimit duke e vlerësuar me notën 7.6 për këtë takim. Lojtari më i mirë i përballjes është vlerësuar Ramik Gadzhyev i cili nuk u bë protagonist për asnjëherë të vetme.

Lajme të tjera |  Silvinjo kthen Hysajn dhe heq Asanin, sulm i pazakontë për kuqezinjtë! Publikohen formacionet zyrtare të Shqipëri-Serbi

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us