Nuk arriti dot pritshmëritë e duhura në “Arenën e Demave”, Partizani përgatit largimin e lojtarit

Partizani i është futur punës që tani për të formuar një ekip që mund të konkurrojë për fitimin e titullit kampion në Shqipëri. Së fundmi, në kampin e “demave të kuq” mund të vijë largimi i një prej lojtarëve.

Bëhet fjalë për Joseph Mitongon, i cili me shumë gjasa nuk do të vazhdojë për Partizanin. Mesfushori 19-vjeçar i huazuar me të drejtë blerjeje nga Fortuna du Mfou, nuk do të blihet përfundimisht nga “demat e kuq”.

Mintongo nuk ka arritur pritshmëritë e duhura në “Arenën e Demave” dhe do të rikthehet sërish në skuadrën kamerunase.

Me ekipin e parë të Partizanit, mesfushorin 19-vjeçar ka zhvilluar tre paraqitje në Superiore dhe një në Kupën e Shqipërisë. Ajo e fundit në kampionat ishte në derbin e kryeqytetit ndaj Tiranës ku nisi si titullar, por Gega e zëvendësoi që në pjesën e parë.

Lajme të tjera |  Haaland te Barcelona? Laporta: Asgjë nuk është e pamundur, por..

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us