Nuk arriti të siguronte mandatin e deputetit, Lefter Maliqi: Nuk dorëzohem, zgjedhjet do të përsëriten

Kandidati i PD-Aleanca Për Shqipërinë madhështore, Lefter Maliqi pasi nuk arriti të siguronte mandatin e deputetit për këtë qark thotë se këto zgjedhje ishin të blera dhe të manipuluara.

“Kurajo, mos u dorëzoni, numëroni çdo votë që na ka lënë pa blerë narkoshteti! Jam krenar për ju banorë të Kuçovës dhe Beratit!

Mirënjohje për fitore spektakolare në 6 Qendrat e Votimit në vendlindje ne Lapardha dhe në 4 Qendrat e Votimit në origjinën time në Lagjen “11 Janari”, në Kuçovë! Si edhe në qytetin e Kuçovës, në Qereshnik, Goriçan, Bardhaj dhe në disa Qendra ne Skrapar, Kozare e Perondi.

Mirënjohje! Mirënjohje! Ne nuk dorëzohemi!  Këto ishin zgjedhje të blera, të manipuluara. Mbetem njeri prej jush. Forca! Kemi beteja të tjera përpara! Zgjedhjet do përsëriten së bashku do fitojmë Bashkinë Kuçovë, Dimal, Skrapar dhe Berat!”, shkruan ai në Facebook.

Lefter Maliqi ishte në listën e hapur të PD-ASHM dhe ka marrë aktualisht 4782 vota, ndërsa PD ka siguruar vetëm dy mandate nga lista e sigurt, ndërsa PS ka marrë 5 mandate në Berat.

Lajme të tjera |  Humbja e thellë e PD/ Strazimiri: Zoti pastë mëshirë për ju, që frymëzoheni nga një çyryk si Rama dhe jo Sali Berisha

 

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us