“Nuk bëra asgjë për t’i merituar”, trashëgimtarja 33-vjeçare austriake do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

Marlene Engelhorn, një trashëgimtare austriake 32-vjeçare, ka marrë një vendim të pazakontë: do të shpërndajë 90% të trashëgimisë së saj, rreth 27 milionë euro, midis 50 qytetarëve të përzgjedhur.

Engelhorn, pasardhëse e një prej familjeve më të pasura në Austri dhe mbesë e një prej investitorëve të mëdhenj të kompanisë BASF, e ka quajtur pasurinë e trashëguar të pamerituar, pasi nuk ka bërë asgjë për ta fituar.

Për të ndarë drejtësisht këtë shumë, ajo ka krijuar një nismë të quajtur “Këshilli për Rishpërndarje të Mirë”, duke ftuar 10 mijë qytetarë të përzgjedhur rastësisht që të marrin pjesë në një proces demokratik për të zgjedhur 50 personat përfitues. Takimet me qytetarët do të zhvillohen nga marsi deri në qershor, në bashkëpunim me ekspertë dhe organizata të shoqërisë civile.

Lajme të tjera |  HARTA LIVE: Reshje shiu kudo në vend! Më intensive priten në Shkodër dhe Kukës, ka risk për vërshime të ujit

Engelhorn është një kritike e fortë e sistemit aktual fiskal në Austri, një vend ku nuk ekziston tatimi mbi trashëgiminë dhe vetëm 1% e popullsisë zotëron 40% të pasurisë. Ajo ka kërkuar prej vitesh tatime më të larta për të pasurit dhe një shpërndarje më të drejtë të pasurisë.

“Është e pakuptimtë që dikush që punon me orar të plotë mezi ia del në fund të muajit, ndërsa pasuritë e mëdha trashëgohen pa asnjë taksë,” thotë Engelhorn.

Megjithëse e lidhur me qarqet politike, ajo ka refuzuar të hyjë në politikë me arsyetimin: “Nuk kemi nevojë për më shumë fëmijë të pasur në Parlament.”

Frymëzuar nga filozofia epikuriane, Engelhorn shpreh bindjen se pasuria e vërtetë qëndron në mungesën e lakmisë, jo në shumën e parave.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us