Nuk bëri dasmë prej paragjykimeve, Linda Halimi martohet në Big Brother

Këngëtarja Linda Halimi ka qenë kryefjala e mbrëmjes së premte në spektaklin ‘Big Brother VIP Kosova’, pasi u trajtua historia e jetës së saj, e cila ka qenë e vështirë dhe me pengesa – veçanërisht në vendimin e saj për t’u martuar me një njeri të huaj dhe me ngjyrë.

Ajo tregoi se paragjykimet e kanë lënë atë pa dasmë, nga frika se askush nuk do t’i shkonte në ceremoninë e kurorëzimit.

Mirëpo një ëndërr e tillë u bë realitet brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP Kosova’, ku produksioni kishte organizuar një dasmë befasi poër këngëtaren nga Vitia.

Enkas nga SHBA kishte ardhur bashkëshorti i saj, Davon Edwards, dhe vajza e saj, Kaimana.

Lajme të tjera |  Parashikimi i horoskopit 6 Tetor,ja cfare kane rezervuar yjet per ju

Në një ceremoni modeste me banorët çifti i thanë “Po” njëri-tjetri në sy të mijëra shikuesve, teksa shkëmbyen betimet e tyre të martesës.

 

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us