Nuk do të rinovojë me Vllazninë, Partizani “ëndërron” të riktheje në kryeqytet 26-vjeçarin

Esat Mala duket si “ëndrra” e Partizanit në këtë merkato vere. 26-vjeçari aktualisht është pjesë e Vllaznisë, ku luan prej 3 sezonesh.

Futbollistit nga Mushtishti i përfundon kontrata me shkodranët në fund të qershorit dhe më pas del lojtar i lirë në treg. Mala është një pikë kyçe te kuqeblutë dhe pavarësisht kësaj ka vendosur të mos rinovojë me shkodranët.

Duke marrë shkas nga një situatë e tillë, “Demat” do të hidhen në “sulm” për të siguruar shërbimet e tij. Të kuqtë shpresojnë dhe dëshirojnë që 26-vjeçari të zgjedhë të rikthehet në kryeqytet, aty ku ka fituar edhe titullin kampion me Skënder Gegën.

Por siç mësohet dëshira e futbollistit është për një transferim jashtë vendin dhe aktualisht bisedimet kanë “ngecur”. Merkatoja sjell gjithmonë surpriza dhe mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në ditët në vazhdim. Në këtë sezon në Superiore ka luajtur në 45 ndeshje, ku ka shënuar 7 gola dhe ka dhuruar edhe 12 asiste.

Lajme të tjera |  Silvinjo kthen Hysajn dhe heq Asanin, sulm i pazakontë për kuqezinjtë! Publikohen formacionet zyrtare të Shqipëri-Serbi

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us