“Nuk e besonin”/ Juli tregon vështirësitë e babait të tij gjatë komunizmit: E çuan në psikiatri për 6 muaj

Banorët teksa ndodheshin në oborr duke biseduar kanë treguar histori për familjarët e tyre. Aktori Julian Deda ka treguar vështirësitë e babait të tij të ndjerë Zef Dedës gjatë viteve ’85-’86. Aktori tregon se gjatë komunizmit e çuan në psikiatri ku qëndroi për gjashtë muaj ehde pse nuk kishte probleme të shëndetit mendor. Juli tregon se babai i tij ka patur probleme me këmbën, por për t’u mos u arratisur e mbajtën në psikiatri.

“Zefi ka ndenjur 6 muaj në psikiatri. Në atë kohë i thonin s’ka probleme në këmbë porn ë kokë. Ata e njihnin se ishte i famshëm në atë kohë dhe mendonin se do arratisej. I thot infermjeres futu në mbledhje dhe merr vesh çfarë thonë për mua. Ata thonin se diagnozën e ke në mendje. Gjashtë muaj në psikiatri kot. U çua për të vrapuar në korridor që të tregonte se nuk ka probleme me këmbën. E sollën në shtëpi dhe për shumë kohë nuk doli në televizor. Ia bën letrat e çuan në Bullgari prap me letrat si në Shqipëri me letra për psikiatër. Dhe jut ha më kontrolloni këmbën,”– tregoi Juli.

Lajme të tjera |  Parashikimi i horoskopit 5 maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Zef Deda ishte një nga komedianët më të mirë të Shqipërisë, i cilësuar edhe si Charlie Chaplin i Shqipërisë. Lindi në Shkodër më 27 korrik 1950, ndërsa u shkollua në qytetin e tij të lindjes, dhe në Politeknikumin e Ndërtimit në Tiranë. Deda filloi shkollën e lartë për Gjuhë-Letërsi, por nuk e mbaroi dot për arsye shëndetësore. Aktori ka punuar për më shumë se 40 vite në Teatrin Migjeni të Shkodrës. Talenti i tij spikat që në moshë të vogël, pasi me një shkathtësi dhe me një plastikë të shkëlqyer psiko-fizike ai arrinte të realizonte qindra figura artistike

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us