“Nuk e di të ardhmen”, Kumbulla: Gjithçka varet nga trajneri i ri i Romës

E vetmja gjë e sigurt është se do të rikthehem në kryeqytet, më pas do të shohim, pasi te Roma për momentin nuk kanë as trajner”. Këto ishin fjalët e Marash Kumbullës, qendërmbrojtësit kuqezi, në një intervistë të gjatë dhënë për La Gazzetta dello Sport. Kumbulla po mbyll një vit fantastik në aspektin personal me Espanyol, por në fund të këtij sezoni i përfundon huazimi, është i detyruar të rikthehet te Roma, skuadër që ka në pronësi kartonin e tij.

Kumbulla pranoi se ka ruajtur një marrëdhënie shumë të mirë me drejtuesit e Romës, por sërish është i pa qartë se çfarë do të ndodhë

“Raporti që kam me shoqërinë është optimal, më pas është e qartë, gjithçka varet nga trajneri i ri. Gjithsesi, ka ende shumë kohë, për momentin nuk po mendoj për këtë. Gjëja më e rëndësishme është që unë kam ri gjetur vazhdimësinë, ndihem mirë fizikisht dhe kam luajtur shumë”, u shpreh Kumbulla ndër të tjera për La Gazzetta dello Sport.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Mirlind Daku tund përsëri rrjetën, bëhet golashënuesi i dytë më i mirë në kampionatin rus

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us