Skënderbeu fatkeqësisht është njëra nga 2 ekipet që nuk ia doli të qëndronte në Superiore. Korçarët e mbyllën këtë sezon në vendin e 9-të në klasifikim me 38 pikë, 1 më pak se Tirana e vendit të 8-të.
Rezultatet këto që “detyruan” korçarët të bien nga elita, ndërsa sezonin e ardhshëm të jenë pjesëmarrës në Kategorinë e Parë. Humbja 2-1 me Bylisin rezultoi fatale për fatet e Skënderbeun.
Një disfatë që sigurisht nuk është kapërdi lehtë nga Ernest Gjoka. Ky i fundit pas fundit të sfidës nuk ka pranuar të japë deklaratën e tij për “RTSH”, duke “imituar” kështu Ilir Dajën, i cili vetëm 1 javë më parë bëri të njëjtën gjë pas humbjes me Laçin, refuzoi të fliste.
Një veprim ky që i kushtoi timonieri të “Bluve” dhe njëjtë pritet ta pësojë edhe Ernest Gjoka, i cili refuzoi të analizojë sfidën dhe skuadrën e tij pas humbjes dhe rënies në Kategorinë Superiore. Gjithsesi tashmë pas përfundimit të kampionatit mbetet në pikëpyetje edhe e ardhmja e tij dhe në javët në vazhdim pritet të mëoshet se çfarë do të ndodhë me të.