Barcelona nuk ndalet dhe në La Liga vazhdon me fitoret. Këtë sezon në spanjë, katalanasit nuk kanë “frikë” asnjë kundërshtarë dhe Real Madrid ishte i radhës për t’i mposhtur.
Lamine Yamal ka folur pas triumfit të Barçës ndaj Realit, me blaugranat që fituan “El Clasico” me shifrat 4-3. Spanjolli ka theksuar se të mposhtesh nga madrilenët nuk është ndjenjë e bukur dhe pikërisht për këtë, në këtë sezon kanë bërë gjithçka siç duhet ndaj tyre.
“Nuk është ndjenjë e bukur kur humb nga Real Madridi. Është e vërtetë që nuk i kemi mposhtur vitin e kaluar, kemi vuajtur. Por, këtë vit kemi dhënë gjithçka për t’i ndryshuar gjërat. Nuk e kemi atë frikën që ndoshta ekipet tjera e kanë përballë tyre, kështu që ne kemi dhënë gjithçka.
Ndiejmë se jemi më të mirë se secila skuadër tjetër, ky është mentaliteti me të cilin futemi në fushë. Mendoj se ky është qëndrimi i duhur për t’u përballur me ekipet tjera. Duhet të hysh në fushë i bindur se je më i mirë dhe të zbavitesh, kjo është e tëra”, ka përfunduar 17-vjeçari.