‘Nuk e marrim prej 10 vitesh’, mësuesit kërkojnë shpërblim për fundvit

Mësuesit kërkojnë shpërblim për festat e fundvitit. Këtë e bëri me dije Kreu i Sindikatës së Arsimit, Nevrus Kaptelli, I cili u shpreh se pavarësisht se në bazë të kontrates kolektive të punës mësuesve u takon shpërblimi prej 10 vitesh nuk e marrin.

Lidhur me këtë ai deklaroi se sindikaTA kishte kërkuar dhe një takim me ministren e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu. Por janë në pritje të lënies së tij nga ministrja. Deklaratën Kaptelli e bëri në një prononcim për Tv Klan.

Nevrus Kaptelli: Ne kemi më shumë se dy javë që të dyja sindikatat i jemi drejtuar me shkresë zyrtare Ministres së Arsimit dhe Sportit, zonjës Manastirliu. Vetëm për këtë pikë, që të zbatohet ajo që është e shkruar në kontratën kolektive, pra dhënien e një shpërblimi në fundvit për mësuesit dhe jemi në pritje të takimit me ministren.

Deri më tani Qeveria ka miratuar shpërblimet për festat e fundvitit vetëm për familjet në nevojë, pensionistët dhe për punonjësit e Policisë së Shtetit

Lajme të tjera |  “Më the ‘derën e shtëpisë s’ja mbyll dot kryeministrit’”, Rama tregon bisedën me Ilir Vrenozin

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us