Nuk e “njohin” fitoren prej 3 vitesh, Egnatia kërkon të thyjë “tersin” ndaj Teutës

Teuta – Egnatia është një nga duelet interesante të javës së 18-të që do të luhet ditën e sotme  në orën 16:30. Takim shumë i rëndësishëm për objektivat e skuadrave, ku durrsakët kërkojnë 3 pikët për t’iu larguar sa më shumë fundit të klasifikimit, ndërsa nga ana tjetër kampionët aktualë synojnë të “blindojnë” vendin e parë në klasifikim.

Kështu përballja mes tyre pritet të jetë një “luftë” e vërtetë. Teuta gjithmonë përballë rrogozhinasve ka dalë me pikë, teksa prej 3 vitesh Egnatia nuk ia del të fitorjë ndaj “Djemve të Detit”.

Fitorja e fundit e ekipit të Edlir Tetovës ndaj Teutës është më 23 dhjetor 2021, takim ku rrogozhinasit fitonin 2-1 me golat e Artur Maganit. Ndërkohë në 11 duelet e tjera kanë marrë vetëm 5 barazime dhbe janë mposhtur në 6 raste.

Lajme të tjera |  VIDEO/ “Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri”, banderola e tifozëve kuqezi mbulon Piramidën në Tiranë!

Statistika këto që në Rrogozhinë kërkojnë t’i ndryshojnë dhe në “Niko Dovana” do të luftojnë vetëm për 3 pikët.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us