Nuk është beqar! Rey Manaj sapo na prezantoi me partneren

TIRANË- Pas eliminimit të Shqipërisë nga Euro 2024, disa prej futbollistëve të Kombëtares Shqiptare të Futbollit po shijojnë pushimet me familjet e tyre. Të njëjtën gjë po bën edhe Rey Manaj, i cili ka ndarë disa foto nga një event familjar. Por një detaj ka marrë vëmendjen e mediave.

Nuk është beqar! Rey Manaj sapo na prezantoi me partneren

Në një foto, futbollisti nga Lushnja na prezanton me të dashurën e tij, me të cilën ka pozuar teksa ajo është e ulur në prehërin e tij. Por përpos fotos, nuk ka zbuluar asnjë detaj tjetër lidhur me vajzën, mesa duket kërkon ta ruajtë të fshehtë identitetin e saj…

Megjithatë kaq ka mjaftuar për të treguar që dikush ia ka marrë zemrën./ZËRI

Lajme të tjera |  VIDEO/ Goli i shqiptarit Veiper nuk mjafton, Anglia mposht Gjermaninë në finale dhe shpallet kampione e Europianit U-21

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us