Nuk është në planet për sezonin e ri, Xabi Alonso u bën të ditur drejtuesve të Realit largimin e parë

Xabi Alonso sapo të përfundojë këtë sezon me Bayer Leverkusen do të marrë në dorë “frenat” e Real Madrid. Ndonëse ende nuk ka nsiur zyrtarisht aventurën e tij në Spanjë, timonieri i ri i madrilenëve ka nisur nga puna.

Spanjolli sipas mediave bëhet me dije se u ka bërë të qartë drejtuesve se cili lojtar nuk është në planet e tij për sezonin e ri. Fjalë është për Ferland Mendy, i cili nuk pëlqehet nga Alonso dhe në këto kushte do të jetë largimi i parë nga “Los Blancos” në aventurën “Alonso”.

Futbollisti ka patur gjithmonë ulje- ngritje te madrilënët, duke mos mundur të jetë një lider te “Los Blancos”, ndikuar edhe nga dëmtimet. Ndërsa kujtojmë se kontrata e tij me spanjollët mbron në vitin 2027 dhe mbetet të shihet se si do të zgjidhet kontrata mes tyre.

Lajme të tjera |  “Nuk e di të ardhmen”, Kumbulla: Gjithçka varet nga trajneri i ri i Romës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us