Nuk figuron pjesë e listës së Sylvinhos, talenti i Superiores nga nesër në stërvitje me Kombëtaren

Vetëm një ditë përpara grumbullimit të kombëtares shqiptare, një lojtar i Superiores do të bashkohet me lojtarët kuqezi nesër në stërvitje. Bëhet fjalë për Klevis Kasën e Elbasanit.

Lajmin e ka konfirmuar vetë trajneri i verdhebluve, Ivan Gvozdenovic në prononcimin për mediat pas sfidës me Dinamon. Edhe pse nuk është pjesë e listës së Sylvinhos, anësori 21-vjeçar do të kryejë stërvitjen me kombëtaren, deri në plotësimin e grupit.

Që nga nesër, Kasa do t’i bashkohet lojtarëve të kombëtares për seancën stërvitore.

Lajme të tjera |  Shënoi golin e dytë në SHBA, Myrto Uzuni: Isha i uritur, punë e shkëlqyer ekipore

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us