Nuk fiton prej 10 ndeshjesh, Batatina nuk ndalet: Në Shqipëri jam si Guardiola

Llapi nuk po kalon një moment aspak të mirë në këtë sezon, me skuadrën që vazhdon të mos arijë dot te fitorja. Pavarësisht kësaj, Tahir Batatina vazhdon të bëjë dreklarata të forta, teksa nuk nguron të krahasojë vetën me trajnerin e madh, Pep Guardiola.

Batatina prej 10 ndeshjesh nuk fiton, ndërsa nënvizon se në Shqipëri është si Guardiola. Skuadra e tij prej muajit tetor është në një “krizë” dhe kjo ka bërë që të jetë larg objektivave, por diçka e tillë nuk e “shqetëson” siç duket Batatinan.

“Unë për Shqipërinë jam Guardiola, gjithë e dinë, arritje kam bë në futboll prej vitit 2013, tjerët ende po luajnë nëpër ara, unë po luajë në ‘Zahir Pajaziti’, kjo nuk ka ardhë rastësisht”, ka deklaruar timonieri i Llapit.

Lajme të tjera |  Taulant Xhaka braktis Bazelin për ekipin shqiptar të kategorisë së... katërt

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us