Nuk gjeti veten në Skoci, Nedim Bajrami gati të bëjë rikthimin E BUJSHËM

Aventura e Nedim Bajramit në Skoci nuk ka shkuar siç mendohej. Mesfushori nuk ka zhvilluar një sezon shumë të mirë me Rangers, ku ka mundur të shënojë vetëm 2 gola dhe të dhurojë 5 asiste.

Lideri i Kombëtares ka kontratë me skocezët deri në verën e vitit 2028, por pavarësisht kësaj mesfushori mund të ndryshojë ambient gjatë merkatos së verës.

Kjo pasi për të ka disa interesime dhe fakti që 26-vjeçari nuk ka gjetur shumë veten te Rangers bën që largimi të jetë një opsion. Sipas “Gazetta dello Sport” Sassuolo është ekipi që dëshiron shërbimet e shqiptarit.

Në fakt skuadra italiane synon ta rikthejë në ekip vetëm pas 1 viti. Siç dihet Sassuolo ka siguruar ngjitjen në Serie A dhe në sezonin e ri do të luajë në kampionatin italian.

Lajme të tjera |  Pranë hapit të madh në karrierë, klubi belg shfaq interes për ish-lojtarin e Tiranës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us