“Nuk i dhashë presion skuadrës, por hyri gjithandej”, Hodo: E përgjithshmja është pozitive

Teuta ia doli që të triumfonte në shtëpi përballë Laçit në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-t të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana”, përfundoi 1-0 në favor të vendasve. Në përfundim të këtij dueli ka folur trajneri i durrsakëve, Bledar Hodo.

“Ndeshja ishte e vështirë, e dija që para që ishte e tillë. Skuadrës nuk i kisha dhënë presion, por hyri në të gjitha anët. Mendoj që pjesën e dytë ndërruam sistem duke u kthyer në lojën e zakonshme dhe shyqyr zotit që shënuam.

Të jem i sinqertë, kemi provuar shumë mënyra lojësh me trajnerët që kanë qenë përpara, por me 3-5-2 është lojë më e qartë. Është e vërtetë që doja të mbuloja Tresën dhe Melon, nuk shkonim në presing në kohë. E përgjithshmja është pozitive”, u shpreh Hodo.

Lajme të tjera |  Nga Seria A zbret në B, zbulohen detajet e operacionit të futbollistit të Kombëtares me klubin italian

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us