Nuk ia doli të siguronte një vend në “Final – Four”, Elbasani vendos ZYRTARISHT për Ivan Gvozdenovic

Ivan Gvozdenovic do të vazhdojë të qëndrojë te Elbasani. Klubi vetëm pak minuta më parë ka bërë të ditur se trajneri serb do të vazhdojë projektin e tij në krye të verdhebluve.

Palët mes tyre duken mjaft të kënaqura dhe në këtë mënyrë bashkëpunimi mes tyre do të zgjasë minimalisht edhe 1 sezon tjetër. Vlen të theksohet se timonieri serb e mori drejtimin e Elbasanit nga mesi i kampionatit, ndërsa luftoi deri në ndeshjen e fundit për të siguruar një vend në “Final – Four”.

Pas mbylljes së kampionatit, Elbasani u rendit në vendin e 5-të me 50 pikë, 3 më pak se Partizani ndaj të cilit humbi në ndeshjen e fundit të Superiores. Pavarëisht kësaj, drejtuesit janë bindur nga Gvozdenovic dhe i kanë besuar sërish skuadrën për sezonin e ri.

Lajme të tjera |  “El Clasico” në merkato, Barça dhe Reali në garë për sulmuesin 21-vjeçar

“PROJEKTI VAHZDON… ????

Ivan Gvozdenovic, “timonier” i verdhebluve në sezonin e ardhshëm. ????????

#IvanGvozdenovic

#FORCAELBASAN”, shkruhet në postimin e Elbasanit.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us