Nuk iu buzëqeshi fati te “ruleta ruse”, Egnatia reagon pas fitores së Dinamos

Egnatia dhe Dinamo zhvilluar mbrëmjen e djeshme mes tyre finalen e Kupës së Shqipërisë. Një finale spektakolare mes 2 ekipeve më të mira në këtë sezon, ku koha e rregullt u mbyll 2-2.

Pas kohës shtesë nuk pati sërish fitues, teksa fituesin e Kupës e vendosi “ruleta ruse”. Fatkeqësisht kjo ishte e pafat për Egnatian, me rrogozhinasit që nuk u treguan shumë të saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke i “doruar” kurorën dinamovitëve dhe humbën kështu mundësinë për ta fituar këtë trofe për herë të 3-të rresht.

Por pas kësaj disfate ka reaguar klubi rrogozhinas në rrjetet sociale. Nëpërmjet një “Insta-Story” kanë postuar disa fotot të skuadrës dhe tifozëve, duke treguar momente gjatë ndeshjes.

Lajme të tjera |  “Luftë” mes 4 ekipeve për titullin, “Final – Four” luhet për 1 milionë euro

“Përfaqësim dinjitoz dhe me karakter! Ju mbeteni kampiona dhe krenaria e qytetit”, është mesazhi i klubit kushtuar skuadrës dhe tifozëve.

Nuk iu buzëqeshi fati te “ruleta ruse”, Egnatia reagon pas

 

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us