Nuk janë paguar, avokatët e Hashim Thaçit heqin dorë nga mbrojtja e tij

Avokatët Gregory Kehoe, Joe Reeder, “Greenberg Legal Associates” dhe anëtarët e tjerë të kësaj kompanie kanë kërkuar t’iu mundësohet tërheqja nga mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit për arsye të mospagesës.

“Z.Thaçi nuk ka përmbushur detyrimin ndaj Gregory Kehoe, Joe Reeder, Associates Greenbuerg Legal dhe anëtarëve të ekipit mbështetës dhe z.Thaçit i është dhënë një paralajmërim i arsyeshëm se do të kërkonin përfundimi nëse nuk u është përmbushur detyrimi”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara.

Deri sa të caktohen avokatët e tjerë, avokatët janë shprehur se deri në një periudhë 45 ditore do vazhdojnë punën e tyre.

Pagesat për mbrojtjen e të akuzuarve në Hagë është e detyruar ta bëjë Ministria e Drejtësisë në Kosovë.

Thaçi po mbahet në paraburgim që nga 5 nëntori i vitit 2020. Ai dha dorëheqjen nga pozita e Presidentit të Republikës së Kosovës dhe u transferua në Hagë për t’u përballur më akuzat e Gjykatës Speciale.

Lajme të tjera |  Zbulohet se kur Edi Rama do të shpallë fitoren, detajet

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us