“Nuk jemi dorëzuar, kemi një finale për të luajtur”, Shkëmbi: Nuk e meritonim humbjen

Tirana u mposht nga Teuta në shtëpi me rezultatin 1-0. Trajneri i Tiranës Bledi Shkëmbi doli në prononcim për mediat në fund të takimit.

“I bëmë llogaritë, patjetër që fola me lojtarët në dhomat e zhveshjes. Me atë që dhanë sot në fushë nuk e meritonin të humbasin. Është finalja e fundit, ndeshja e fundit që ne mund të japim për të shkuar në Play Out ose për të qëndruar. Duhet të japim shumë dhe të tregojmë shumë karakter për të fituar në ndeshjen ndaj Dinamos. Deri te penalltia bëmë një lojë të mirë, meritonim të shënonim një gol.

Në momentin që humbëm penalltinë skuadra u bllokua psikologjikisht, lojtarët dukeshin që në fytyrë. Lojtarët u munduan. Ne që kemi luajtur dhe e dimë që me fjalë nga jashtë nuk mund të ndryshosh. Jam i mërzitur sepse nuk e meritonim këtë humbje. Nga gabimet tona jemi në këtë pozicion, nuk ka justifikime. Nuk jemi dorëzuar, çdo gjë e kemi bërë drejtë dhe me djersë”, u shpreh Shkëmbi

Lajme të tjera |  Reali pa alternativa për pankinën, Ancelotti merr vendimin e papritur

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us