Nuk ka dilema, Marash Kumbulla vendos për të ardhmen: Do të rikthehem në kryeqytet

Marash Kumbulla ishte ditën e djeshme titullar në formacionin e Espanyolit ku u përballën me Barcelonën. Në përfundimin e takimit, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka folur për mediat rreth të ardhmes së tij dhe marrëdhënies me Romën.

“E vetmja siguri është kthimi në kryeqytet të Italisë. Federico Balzaretti më telefonon gjithmonë, madje erdhi këtu për të më ndjekur disa herë. Marrëdhënia ime me Romën është e shkëlqyer.

Pastaj, gjithçka do të varet nga trajneri. Por ka ende kohë, tani nuk dua të mendoj shumë për këtë, gjëja e rëndësishme është që kam gjetur vazhdimësi. Jam mirë fizikisht dhe kam luajtur shumë”, u shpreh Kumbulla.

Lajme të tjera |  Osimhen lë me “gisht në gojë” Juventusin, bomberi nigerian vendos për ekipin ku do të luajë për sezonin e ardhshëm

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us