Nuk ka marrëveshje për kontratë të re, Luka Modric largohet nga Real Madrid

Luka Modric do të largohet nga Real Madrid pas 13 vitesh si madrilen. Mesfushorit i përfundon kontrata në fund të këtij sezoni dhe palët do të ndajnë rrugët mes tyre.

Drejtuesit dhe Modric nuk kanë gjetur një marrëveshje për vazhdimin e kontratës dhe kështu do të largohet si lojtar i lirë. 39-vjeçari siç dihet prej vitesh është një element kyç te “Los Blancos”, me të cilët ia ka dalë të fitojë çdo trofe të mundshëm.

Fakti që klubi spanjoll nuk ka preferuar t’i rinovojë kontratën, do të thotë që drejtuesit dëshirojnë të rifreskojnë ekipin me element të rinj. Gjithsesi deri në fund mund të ketë edhe surpriza dhe mbetet të shihet se ku do të jetë destinacioni i ardhshëm i kroatit.

Lajme të tjera |  “Kemi lojtarë me kualitet, do ta mposhtim Serbinë”, Migjen Basha: Humbja në Elbasan më ka ngelur peng, të mbështesim lojtarët

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us