Nuk ka më dilema, në Itali kanë zbuluar ekipin që do të drejtojë Fabregas sezonin e ardhshëm

Një nga befasitë më të mëdha këtë sezon në Serie A ishte padyshim dhe paraqitja e Comos. Ekipi liqenor i Italisë ka zhvilluar një sezon mjaft të bukur, ku meritori më i madh është padyshim trajneri Cesc Fabregas.

Siç raportohet në mediat italiane, tashmë është bërë e ditur e ardhmja për ish-mesfushorin e Spanjës. Fabregas do të vazhdojë të drejtojë Comon të paktën edhe për sezonin e ardhshëm.

Ditët e fundit, përflitej shumë për një kalim të teknikut 38-vjeçar në kampin e Bayer Leverkusen, por gjasat janë që ai të qëndrojë në Itali. “Aspirinat” kërkuan Fabregas duke parë që Xabi Alonso do të marrë drejtimin e Real Madridit.

Lajme të tjera |  “Zbraset” reparti i avancuar te Partizani, pas Bintsoukës pritet largimi i një tjetër sulmuesi

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us