Nuk ka ndryshuar që nga viti 1875. Legjenda italiane e portës, Xhixhi Bufon, propozon një revolucion në futboll

Portieri legjendar, italiani Xhanluigji Bufon beson se numri i golave ​të shënuar ​në futboll duhet të shtohet dhe për ta bërë këtë duhet nisur nga zmadhimi i përmasave të kudradit të portës. Madhësia e tyre nuk ka ndryshuar që nga viti 1875, dhe është 7.32 metra në gjatësi dhe 2.44 metra në lartësi.

“Kam folur për këtë kohët e fundit me familjen time dhe gruan time. Kur fillova në vitin 1998, isha në mesin e pesë lojtarëve më të gjatë në Serie A. Sezonin e kaluar, duke luajtur për Parma në Serinë B, isha ende në mesin e pesë portierëve më të gjatë. Madhësia e portës u përcaktua në vitin 1875 dhe ndoshta ishte përshtatur me vlerat antropometrike të kohës. Ndoshta ishte e drejtë atëherë. Por sot është diçka për të cilën duhet të mendojmë. Madje në volejboll diskutohet lartësia e rrjetës”, tha ai.  Bufon së fundmi në “pension”, në një intervistë për “Tuttosport” shtoi:

Lajme të tjera |  Qetësia "arma" kryesore e Mario Mitajt, por mbrojtësi ka një pikë të dobët

“Ju mund të shihni efektin e lartësisë së portierit në goditjet nga distanca. Tridhjetë vjet më parë kishte dhjetë gola për çdo pesëdhjetë goditje. Sot ky raport ka rënë në tre gola në 50 goditje dhe është shumë i ulët. Të shënosh nga distanca kundër një portieri  dy metër i gjatë është shumë sfidues”.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us