Nuk ka paqe për Brojën, blutë kërkojnë një tjetër ‘bomber’

Chelsea siguroi një fitore të pastër 2-0 përballë Sheffield United, një tre pikësh jetik që i jep pak frymëmarrje bluve. Pavarësisht këtij suksesi, londinezët vijojnë të “lundrojnë” në “ujëra të turbullta”, për momentin ndodhen në vendin e 10-të, në kuotën e 22 pikëve, 12 pikë larg zonës Champions.

Trajneri Pochettino u shfaq i lumtur pas ndeshjes, i kënaqur me atë që dhanë djemtë, por në deklaratën e tij preku të gjithë lojtarët e fazës ofensive, por jo Brojën.

Sulmuesi kuqezi shpërdoroi një rast të pastër për të mbyllur sfidën. Në Angli e ardhmja e Brojës vijon të bëjë shumë zhurmë pasi blutë pritet të futen sërish në merkato në janar për të afruar në Londër një tjetër sulmues.

Lajme të tjera |  FOTO/ Një nga kandidatët për të drejtuar Tiranën, Ditmar Bicaj ZYRTARIZON vendimin e tij

Sipas The Sun, nëse kjo ndodhë, nëse vjen një sulmues i ri, ku dëshira më e madhe është Victor Osimhen, Broja pritet të largohet, në formë huazimi që për momentin duket formula më e përshtatshme, por edhe mund të shitet për të ulur shpenzimet.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us