Nuk ka rinovime, 5 futbollistë të larguar nga Partizani

Te Partizani lojtarët janë pushim prej disa ditësh, ndërkohë te zyrat e të kuqve vazhdon puna për sezonin e ri. Drejtuesit po bëjnë gati gjithçka për të bërë në skuadër kompetitive për garat europiane dhe për sezonin e ri.

Kështu 5 futbollistët që janë pa kontratë aktualisht mund të konsiderohen të larguar. Në fakt mungon vetëm konfirmimi, pasi palët nuk kanë rinovuar mes tyre.

Kështu Bintsouka, Taipi, Domgjoni, Eleke dhe Mintongo u përfundon kontrata në fund të këtij muaji, kur dalin edhe futbollistë të lirë. Përveç Bintsoukës, të tjetër duken jashtë planeve të Skënder Gegës për sezonin e ri dhe në këto kushte largimi i tyre është i pashmangshëm.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ I mungoi vetëm Champions League për sezonin perfekt, Barcelona jep njoftimin e rëndësishëm për Hansi Flick

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us