Nuk kaloi dot vizitat mjekësore në Gjermani, Milani gati të nisë Okaforin në Premier League

Noah Okafor ishte shumë pranë largimit nga Milani në këtë merkato janari për tu transferuar te Leipzig. Mirëpo sulmuesi zviceran nuk arriti të kalojë me sukses vizitat mjekësore në klubin gjerman.

Edhe pse nuk arriti dot të transferohet në Bundesligë, kuqezinjtë ende janë të bindur se mund të shesin sulmuesin 24-vjeçar. Sipas italianes “Gazzetta dello Sport”, Okafor është në shënjestrën e dy klubeve nga Premier League.

Bëhet fjalë për Bournemouth dhe Ëest Ham që kërkojnë shërbimet e lojtarit zviceran. Okafor ndërkohë vijon të jetë i dëmtuar që nga 20 dhjetori.

Lajme të tjera |  Shans i “artë” për Kristjan Asllanin, kapiteni dhe mesfushori i Interit humbasin ndeshjen e radhës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us