Mbrëmjen e djeshme, Interi preu biletën për në gjysmëfinale të Champions League pasi arriti të eliminojë Bayern Munich. Ekipi zikaltër u kualifikua me një rezultat të përgjithshëm 4-3 në të dyja ndeshjet. Në përfundimin e takimit, trajneri i Bayernit, Vincent Kompany doli në konferencë për shtyp për mediat.
“Ndihej cilësia e Interit, ka pasur shumë situata në të cilat duhet të kishim shënuar. Janë emocione të përziera, realiteti i ashpër është se nuk do të luajmë finalen në vendin tonë.
Pjesa tjetër lidhet me paraqitjen tonë, e dimë që nuk kemi bërë mjaftueshëm për t’i fituar këto dy ndeshje.
Mendoj se duhet të kthejmë kokën pas, tema kryesore ishin dëmtimet. Si në ndeshjen e parë ashtu edhe në të dytën treguam një Bayern të mirë, humbëm, por jemi penduar. Luajtëm kundër një ekipi të madh, të stërvitur shumë mirë. Prandaj do të luaja sërish ashtu siç luajtëm, pendesa e madhe është rezultati”, u shpreh Kompany.