“Nuk kemi zgjidhje tjetër”, Rama për TikTok: Sfidat që do të hasim

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me studentët e Departamentit të Gazetarisë të Universitetit të Tiranës, ku foli dhe rreth mbylljes së platformës së TikTok në vendin tonë. Kryeministri u shpreh se për momentin nuk ka asnjë zgjidhje tjetër, por qeveria është në kontakt me platformën.

Më tej, Rama shtoi se një sfidë do të jetë edhe përdorimi i VPN (Rrjeti virtual privat) nga të rinjtë, por shtoi se qeveria ka rritur sigurinë kibernetike.

“Mendoj se për momentin nuk kemi një zgjidhje tjetër. Jemi në dialog me Tiktok, i parashtruam shqetësimet tona. E mira është se ata nuk kanë qenë refraktarë ndaj këtyre shqetësimeve. Dhe kemi rënë dakord në një kohë të arsyeshme kur ata të jenë gati, do të na paraqesin disa propozim për ti adresuar këto shqetësimi.

Meqë jeni këtu departamenti i gazetarisë dhe jeni rojtarët e gjuhës.  Një nga pikat është që Tiktok nuk e ka filtrin për gjuhën shqipe. Dhe kështu nëse një gjuhë tjetër nuk arrin dot fjalët që nuk duhen përdorur që të zënë hapësirën virtuale të TikTok, në shqip duke mos qenë filtra…

Kam përshtypjen se edhe pse është një sfidë të vetme për t’i mundur të rinjtë të këtë fushë, një VPN e një shteti tjetër nuk do ta kenë të lehtë. Megjithatë kurrë mos thuaj kurrë me këtë brez që po na vjen.  Për sigurinë kibernetike mendoj se kemi bërë shumë. Kemi marrë dhe vënë në dispozicion instrumente të avancuar edhe falë partnerëve tonë. Sulme kibernetike ka çdo ditë. Edhe ne kemi sulme të vazhdueshme nga të katërta anët. Gjithmonë duhet vigjilencë dhe nuk duhet menduar se nuk na sulmojnë dot. Lufta kibernetike nuk është në fund të saj, por është në fillim. Kravata është ishulli i fundit i lirisë që më ka mbetur. Më kujtohet kur unë u bëra kryetari i PS, të nesërmen shkova në zyrë, atje ishte Pandeli Majko. Unë shkoj te zyra e Pandit dhe i them ‘ti ishte kundër meje, por ne duhet të punojmë bashkë’. Ai më tha ‘shko hiq çorapet e kuqe dhe më pas martohu”, tha Rama.

Lajme të tjera |  E zuri masivi i dheut teksa po punonte me ekskavator gjendet pas gjashtë ditësh trupi i 29-vjeçarit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us