Jo më larg se dje, Claudio Ranieri refuzoi të marrë drejtimin e Kombëtares italiane. Diçka e cila nuk i ka pëlqyer aspak ish-teknikut të Shqipërisë, Edoardo Reja, i cili ka kritikuar Ranierin.
Në një intervistë për mediat italiane, ish-trajneri kuqezi ka sulmuar 73-vjeçarin. “Nuk mund të refuzosh të stërvitësh ekipin kombëtar. Është diçka e jashtëzakonshme, ende e mbaj mend kur mora thirrjen nga Federata për t’u paraqitur në kampin stërvitor të U-23.
Kur stërvita Shqipërinë, thirra mbi 50 lojtarë, madje shkova të shihja edhe fëmijët. Pastaj ka nga ata që refuzojnë, si Ranieri, dhe nga ata që largohen si Mancini, për të shkuar në Arabi.
Duket se askush nuk e do ekipin kombëtar, është skandaloze”, u shpreh Edi Reja për mediat italiane.