Nuk po gjen hapësira te Barcelona, mesfushori pritet të bashkohet me sulmuesin shqiptar

Në ekipin e Barcelonës është vertet një konkurrencë e jashtëzakonshme për të marrë minuta në fushën e lojës. Diçka të tillë nuk po arrin ta gjejë dot Pablo Torre, i cili pritet të largohet.

Siç raportojnë mediat spanjolle, mesfushori 22-vjeçar është pranë kalimit përfundimtar në ekipin e Mallorcës. Pritet që të ketë bisedime mes drejtuesve të klubeve për transferimin e Torre.

Në rast të një transferimi te ekipi i Mallorcës, Torre do të luante me Vedat Muriqin. Ekipi ku luan sulmuesi i Kosovës, është gati t’i ofrojë një kontratë 4-vjeçare lojtarit të Barcelonës.

Lajme të tjera |  Eksperti i merkatos e quan të kryer, Ardian Ismajli firmos në Torino

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us