Që në orët e para të mëngjesit, mijëra banorë që përdorin linjën Kamëz – Tiranë – Kamëz, – e ato brenda qytetit – kane pritur në radhë për të marrë biletën mujore të transportit.
Por edhe pas orëve të tëra pritje ato nuk janë shpërndarë. Kjo ka bërë që ata në shenjë proteste të bllokojnë nisjen e autobusëve të linjës Kamëz-Tiranë.
Policia po tenton të negociojë me qytetarët dhe të shpërndajë protestuesit. Kjo situatë ka krijuar trafik të rënduar deri në Fushë Krujë.