Nuk shpërndahen abonetë, paralizohen linjat e autobusit në Kamëz

Që në orët e para të mëngjesit, mijëra banorë që përdorin linjën Kamëz – Tiranë – Kamëz, – e ato brenda qytetit – kane pritur në radhë për të marrë biletën mujore të transportit.

Por edhe pas orëve të tëra pritje  ato nuk janë shpërndarë. Kjo ka bërë që ata në shenjë proteste të bllokojnë nisjen e autobusëve të linjës Kamëz-Tiranë.

Policia po tenton të negociojë me qytetarët dhe të shpërndajë protestuesit. Kjo situatë ka krijuar trafik të rënduar deri në Fushë Krujë.

Lajme të tjera |  Renditet ndër pesë shkencëtaret më të mira në Kanada, kush është shqiptarja nga Korça

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us